Frikësohen kroatët: Loja me Kosovën, shumë e vështirë

Sport September 05, 2016 - 23:37

Mediat kroate kanë filluar t’i frikësohen Kosovës, pas lojës që e shfaqi kjo e fundit ndaj Finlandës, ndaj së cilës dominoi, në barazimin 1:1, në nismë të kualifikimeve për Botërorin 2018.

“Kosova nuk është një kundërshtar i tipit të Lihtenshtajnit. Loja e ardhshme është shumë, shumë e vështirë”, është thënë në televizionin nacional kroat, HRT 2.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. /Zëri/