Harrojeni Rike Rocin, tifozja kosovare mahnit të gjithë ndaj Finlandës (Foto)

Sport September 05, 2016 - 23:37

Ndeshja mes përfaqësueses së Kosovës dhe Finlandës përfundoi me rezultat 1-1.

Ky ishte një rezultat i mirë, për ndeshjen e parë historike, interesimi për të cilën ishte i madh.

Ky takim u zhvillua në qytetin finlandez Turku, i cili sot (e hënë) ishte i pushtuar nga tifozët shqiptarë, transmeton Telegrafi.

Interesim për këtë takim pati edhe nga gjinia femërore, të cilat i janë bashkangjitur festës para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Vëmendjen që e mori Rike Roci disa muaj me parë, tani duket se e ka fatin të merr një tjetër tifoze shqiptare, e cila është kapur nga syri i aparatit të AFP. /Telegrafi/

Image
Bukuroshja kosovare para takimit ndaj Finlandës. Foto: Agence France-Presse