Barazimi me Finalndën, kjo është deklarata e Albert Bunjaki

Sport September 05, 2016 - 23:40

Pas ndeshjes përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është shprehur i lumtur me barazimin ndaj Finlandës.

“Ishte një ndeshje e vështirë e kemi ditur që Finlanda ka ekip të mirë. Por duke pasur parasysh edhe problemet që kemi pas këta djem kanë treguar që janë lojtarë interesant për të ardhmen dhe Kosova ka një të ardhme të ndritur. Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë kemi lojtarë që janë tejet të lëvizshëm”, u shpreh Bunjaku, për Supersport Kosova.