Hoxhaj: Dëshmi se Kosova meriton vendin e vet (Foto)

Sport September 05, 2016 - 23:51

Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka uruar djemtë e përfaaqësueses së Kosovës për fitoren e parë për kualifikimin në Botërorin 2018.

Hoxhaj përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosova do ta vazhdoj të ngritet lartë e më lartë, përcjell “Zeri.info”.

Hoxhaj po ashtu, edhe në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se kjo “Kjo është një dëshmi se Kosova meriton qasjen globale dhe një vend të barabartë në shoqërinë ndërkombëtare”, përcjell "Zeri.info".

Image

 

Postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

Një debutim i jashtëzakonshëm për Kosovën.

Sa krenari dhe mburrje për djemtë tanë që treguan zemër në fushë dhe për tifozët në tribuna. Kosova do të vazhdoj të ngritet lartë e më lartë

Image