Tronditet Shqipëria, minutat e mbetura ndaj Maqedonisë do t’i luajë me 10 lojtarë

Sport September 06, 2016 - 00:25

Shqipëria duket se nuk duhet të përballet vetëm me problemet e motit të keq për pjesën e mbetur të takimit të ndërprerë ndaj Maqedonisë.

Një tjetër problem shumë i madh për kuqezinjtë do të jetë dëmtimi i mbrojtësit Berat Gjimshiti në momentet e fundit të takimit.

Sipas “Super Sport”, mbrojtësi ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe rrezikon seriozisht që të jetë në gjendje për të luajtur 15 minutat e mbetura të takimit.

Në një rast të tillë, kombëtarja kuqezi do të duhet të luante me 10 lojtarë pasi trajneri De Biasi i ka kryer të 3 zëvendësimet e lejuara.