Norvegjezët çmenden që e humbën Berishën, ja çka shkruajnë ata

Sport September 06, 2016 - 00:37

Norvegjezët janë çmendur që e kanë humbur një lojtar si Valon Berisha, shkruan Zëri.

Futbollisti kosovar iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës dhe u bë menjëherë hero, duke e shënuar golin që ia solli barazimin ekipit të Albert Bunjakit, 1:1 me Finlandën.

“Berisha e ka shënuar golin historik të Kosovës”, ka shkruar tabloidi i njohur norvegjez, “dt.no”, i cili e përmend edhe Bersant Celinën, që po ashtu e kishte lënë Norvegjinë për Kosovën, raporton Zëri.

“Bersant Celina ka luajtur 25 minuta në ndeshjen e parë, historike kualifikuese të Kosovës”, ka vazhduar shkrimi. /Zëri/

Image