Veseli: Ky do të jetë shpërblimi për Kosovën në rast të kualifikimit në “Rusi 2018”

Sport September 06, 2016 - 20:37

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, premtoi se secili lojtarë i Kosovës do të marrë një shpërblim prej 100 mijë euro, në rast se kualifikohet në Kampionatin botëror 2018.

Kosova e nisi ciklin e eliminatoreve me barazim 1:1 në udhëtim te Finlanda.

Dhe, Veseli tashmë ka caktuar shpërblimin në rast të suksesit të madh, përcjell “Zëri.info”.

“Nga 100 mijë euro premtojë për secilin lojtarë nëse arrijnë të kualifikohen, gjë të cilën unë e besojë. Loja e djeshme dëshmoi se nuk jemi inferiorë ndaj asnjë ekipi. Urime djelmoshave dhe gjithë vendit”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e ka quajtur ekipin e Kosovës, ‘Brazili i Vogël’.