UEFA dënon Shqipërinë?

Sport September 06, 2016 - 20:45

Shqipëria shënoi fitore ndaj Maqedonisë me rezultat 2:1, në duelin e parë në kualifikime për Kampionatin botëror 2018.

Por, “Sportmedia.mk” paralajmëron se ekipi kuqezi mund të dënohet nga UEFA për problemet gjatë ndeshjes në tribuna, përcjell “Zëri.info”.

Rreth 100 tifozë maqedonas pretendojnë se janë sulmuar nga tifozët e Shqipërisë.

Dhe, kjo rrezikon që t’i sjellë një dënim ekipit nikoqir.