Angelovski: Ky është fajtori i humbjes nga Shqipëria

Sport September 06, 2016 - 21:02

Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski, e ka cilësuar të pafat humbjen e sotme ndaj Kombëtares shqiptare të futbollit. Sipas tij, Shqipëria bëri gjithsej dy gjuajtje në portë dhe dy gabime të evitueshme i sollën humbjen e pamerituar ekipit.

“Sigurisht që jam i pakënaqur, aq më shumë që pësuam gol në minutën e 90. Më vjen keq për një gjë të tillë. Në arritëm të përballonim Shqipërinë në fushën e saj. Ata patën gjithsej dy gjuajtje në kuadratin e portës tonë dhe ne pësuam dy gola, pas dy gabimeve katastrofike që nuk duhet të ndodhin kurrsesi.

Pastaj ne patëm një rast të pastër për të realizuar barazimin 2-2 por nuk shënuam. Ishim të barabartë me kundërshtarët, por në fund nuk morëm pikë. Nuk duhet të lejojmë gabime individuale pasi skuadrat cilësore të ndëshkojnë”, tha trajneri maqedonas, përcjell “Panorama Sport”.

Ai bëri të qartë se nuk do të komentonte episodin e diskutueshëm në fund të ndeshjes, ku maqedonasit kërkuan 11-metërsh. “Unë nuk bëj asnjëherë komente për ngjarje specifike në ndeshje. Ka njerëz përgjegjës në UEFA të cilët duhet të vendosin nëse gjyqtari i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë. Unë jam përgjegjës për lojën e skuadrës.

 

angelovski

 

Mendoj se dominuam plotësisht në pjesën e dytë, derisa pësuam fatkeqësisht atë gol. Një natë më parë, stuhia ndaloi furinë tonë, por kjo është diçka të cilën nuk e ndryshojmë dot. Jam i pakënaqur që humbëm por kështu është futbolli”, deklaroi Angelovski, i bindur se ndeshja në fjalë mund të kishte pasur një fund ndryshe nëse takimi do të vazhdonte të hënën.