Granit Xhaka – Kosova, lajm i madh nga Vokrri

Sport September 06, 2016 - 22:04

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka demantuar Granit Xhakën.

Mesfushori i Zvicrës është ankuar se ai nuk kishte të drejtë të zgjedhë Kosovën pas paraqitjes me ekipin helvetik në “Euro 2016”.

Por, Vokrri e ka thënë të kundërtën, përcjell “Zëri.info”.

“Ai ka dalë me letër të hapur, por FIFA i dha përgjigjet e saj, të njëjta i kemi pasur me Ujkanin, Mehan dhe Berishën, të gjithëve ju është dhënë leja. E kam thënë dhe po e them prapë, kërkesa është dashur të bëhet në mënyrë individuale, nëse kërkesa nuk bëhet, FIFA nuk mund të prejudikoj”, ka deklaruar Vokrri për “Zona B” në “Klan Kosova”.