Franca ndalet në Bjellorusi (FOTO)

Sport September 06, 2016 - 22:47

Pas humbjes së Portugalisë nga Zvicra, një tjetër rezultat befasues ishte ai i finalistes së mposhtur nga “Euro 2016”, Francës.

Në duelin e parë në Grupin A, “Trekolorët” nuk arritën ta nisin me fitore aventurën e kualifikimeve për “Botërorin 2018”, duke luajtur pa gola në udhëtim tek Bjellorusia.

Edhe pse luajtën me fuqi të plotë sulmuese ku Antoine Groiezmann, Olivier Giroud e Anthony Martial udhëhoqën repartin ofanziv, Franca u kthye me vetëm një pikë nga stadiumi “Borisov Arena”, përcjell "Zëri.info".

Ekipi i Didier Deschamps pato plot 10 goditje në portën e Andrey Gorbunov, por nuk e mposhtën atë. Në ndeshjer tjera, Suedia dhe Holanda luajtën baras 1:1.

Marcus Berg shënoi për suedezët kurse Wesley Sneijder barazoi për holandezët. Ndërsa në një ndeshje dramatike, Bullgaria fitoi ndaj Luksemburgut me rezultat 4:3. 

Në Grupin H u arritën rezultate të pritshme. Bosnja e Hercegovina e filloi mirë aventurën e kualifikimeve për në “Kampionatin botëror 2018” duke mposhtur Estoninë me rezultat 5:0 në stadiumin “Bilino Polje”.

Emir Spahic shënoi herët në minutën e shtatë duke kaluar në epërsi vendasit, që e dyfishuan avantazhin nëpërmjet golit të Edin Dzeko nga penalltia, në minutën e 23-të. Estonia ishte e pafuqishme të rikthehej në lojë, ndërsa Bosnja e Hercegovina shënoi edhe tre gola në pjesën e dytë nëpërmjet Haris Medunjanin në minutën e 71-të dhe Vedad Ibisevic (83) dhe Emir Spahir (90) për tri pikët e para.

Belgjika – pa Adnan Januzajn i cili nuk ishte i ftuar në ekip – shënoi fitore të lehtë në udhëtim tek Qipro me rezultat 3:0. Romelu Lukaku shënoi dy gola kurse Yannick Ferreira-Cassasco shtoi një tjetër për fitoren e parë në debutimin zyrtar të selektorit të ri, Roberto Martinez.

Kurse, fitorë të thellë shënoi edhe Greqia që mposhti si mysafire Gjibraltarin me rezultat 4:1. Konstantinos Mitroglu, Scott Wiseman (autogol), Konstantinos Fortounis dhe Vasilos Torosidis shënuan golat në fitoren e Greqisë. Kurse, Liam Walker shënoi për Gjibraltarin për barazimin e përkohshëm të rezultatit në 1:1. 

Image