Tjetër lajm i keq për Blatterin

Sport September 09, 2016 - 20:11

Komiteti i Etikës së FIFA-s njoftoi këtë të premte se ka hapur një procedim penal ndaj Blatterit, ish-sekretarit të përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe ish-drejtorit të Financave Markus Kattner, për shkak të pagesave disa miliona dollarëshe në kontratat e tyre, disa prej të cilave u miratuan nga zyrtarë të tjerë të lartë të FIFA-s

Ish-presidenti i organizmit më të lartë të futbollit botëror, Sepp Blatter, përballet tashmë me një çështje rushfeti, ndërsa njëri prej ish-zëvendësve të tij është gjobitur me më shumë se një milion dollarë, në një çështje tjetër sërish për ryshfet.

Në atë që është konsideruar një ditë e ngarkuar për prokurorët dhe gjykatësit e FIFA-s, ish-zv.presidenti Jeffrey Webb u gjobit me një milion franga zvicerane, apo 1.02 milion dollarë, si dhe është përjashtuar përjetësisht nga futbolli për shkak të çështjeve të ndryshme ryshfeti nga Blatter.

Gjoba rekord e vendosur nga FIFA është surprizuese. Një tjetër përjashtim i përjetshëm pritet edhe për bankierin e Ishujve Cayman, dikur zyrtari më i lartë i futbollit për Amerikën e Veriut dhe dikur pretendent për të pasuar Blatterin, pasi ky u shpall fajtor nga një gjykatë federale e Brooklynit në nëntor të vitit të kaluar, pas akuzave për shantazh, rrjet mashtrimi dhe pastrim parash, shkruan Top Channel.

FIFA zbuloi në qershor se, pasi Kattner u shkarkua, ai së bashku me Blatterin dhe Valcken ranë dakord t’i paguanin njëri-tjetrit bonuse prej dhjetëra miliona dollarë nga përfitimet e kampionatit botëror.

Gjykatësit që veprojnë në emër të trupës qeverisëse i përshkruan provat të tregonin “një përpjekje të koordinuar nga 3 ish-zyrtarë të lartë të FIFA-s për t’u vetëpasuruar”.

Prokurorët e Etikës thanë të premten se hetimet e tyre lidhen me ryshfete dhe korrupsion, pranimin e dhuratave dhe konflikt interesi për të tre personat, shto këtu edhe shkeljen e konfidencialitetit nga Kattner. /Express/