Sinani te Bashkimi

Sport September 09, 2016 - 22:57

Suadra e Bashkimit edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me basketbollistin kosovar Gazmend Sinani.

Menaxheri i prizrenasve Arlind Kaçaniku ka bërë të ditur për Olle se është arritur marrëveshja me Sinanin.

“Kemi arritur marrëvshje me Sinanin dhe shume shpejt pritet të bëhet prezantimi i lojtarit”, u shpreh Kaçaniku.

Nga ana tjetër edhe Sinani u shpreh i lumtur me arritjën e kësaj marrveshje.

“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje me Bashkimin. Premtoj se do ta jap maksimumin në çdo ndeshje”, u shpreh Sinani.

Të kujtojmë që Sinani edicionin që lamë pas fitoj të gjitha trofetë me Prishtinën.

Ndryshe alo-qendra prishtinase ēshtë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës