De Gea i befasuar nga Ibrahimovic

Sport September 09, 2016 - 23:35

David de Gea ka lavdëruar shokun e skuadrës Zlatan Ibrahimovic

Portieri spanjoll, David de Gea ka thënë se është i befasuar për mirë nga Zlatan Ibrahimovic, i cili ka kontrollë të jashtëzakonshme të topit.

Ibrahimovic ka qenë lojtari kryesor i Unitedit këtë fillim sezon, pasi ka vendosur në disa ndeshje për skuadrën e tij.

“Kur e shihni Ibrahimovicin nga afër, ai duket edhe më i përkushtuar se sa në TV. Ai është shumë, shumë i madh, shumë i fortë dhe ka kontrolle të jashtëzakonshme”, tha De Gea për The Guardian. /Express/