Basketbollisti i Kosovës ofendohet dhe fishkllohet nga tifozët kosovar

Sport September 10, 2016 - 20:12

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Sllovenisë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Basketbollisti më i ri i Prishtinës Drilon Hajrizi, është fikshlluar dhe ofenduar nga tifozët e pranishëm në palestër.

Sigurisht një gjë të tillë e kanë bërë tifozët mitrovicas pasi Hajrizi, është transferuar në Prishtinë.