Vjen edhe goli i dytë, shënon prapë Messi (VIDEO)

Sport September 13, 2016 - 21:17

Barcelona e ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Celticut sonte, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Dhe, përsëri për gjigantin katalunas ka shënuar Lionel Messi, në minutën e 27-të, derisa golin e parë e kishte shënuar në minutën e tretë.

Tek klubi skocez, Moussa Dembele e ka humbur penaltinë në minutën e 24-t. Barcelona po fiton 2:0. /Zëri/