Turpërohet Kosova

Sport September 14, 2016 - 19:32

Kosova është turpëruar nga Ukraina, nga e cila ka pësuar humbje me rezultat 100:61, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të kualifikimeve për Eurobasket 2017, shkruan Zëri.

Ukrainasit kanë dominuar që nga çereku i parë, të cilin e mbyllën 30:11, ku Kosova nuk e pati asnjë kërcim nën koshin e saj, duke regjistruar rekord negativ botëror.

Epërsia e ukrainasve ka shkuar në mbi 40 pikë.

Periudha e dytë ka përfunduar 25:17 për ukrainasit, në ndeshjen e zhvilluar në teren neutral, respektivisht në Lituani.

Në periudhën e tretë, kosovarët ishin totalisht ‘jashtë’, dhe këtë periudhë e fituan ukrainasit 26:8, raporton Zëri.

E periudha e fundit ishte formalitet dhe atë e fituan kosovarët 23:19, por që ishte e pamjaftueshme për ta, pasi humbën me rezultat të thellë.

Ndeshjen e fundit, Kosova e zhvillon me Bullgarinë në Mitrovicë. /Zëri/