Goli i Sadikut nuk e shpëton Zurichun nga humbja

Sport September 15, 2016 - 23:00

Villareal ka mposhtur Zurichun e Sadikut dhe Kukelit me rezultat 2:1

Skuadra spanjolle Villareal ka shënuar fitore kundër Zurichut me rezultat 2:1 në kuadër të Grupit L të Europa Leagues.

Sulmuesi i kuqezinjve befasoi spanjollët që në minutën e dytë të takimit kur mposhti portierin me një goditje të fuqishme nga distanca.

Braziliani Alexander Pato barazoi rezultatin në minutën e 28, ndërsa Dos Santos realizoi në fund të pjesës së parë, për t’ia siguruar fitoren “Nëndetëses së Verdhë”.