Zyrtare: Barcelona me tri mungesa ndaj Leganes (Foto)

Sport September 16, 2016 - 19:22

Sergio Busquets, Digne dhe Aleix Vidal nuk janë ftuar për ndeshjen që Barcelona e zhvillon me Leganes

Pas humbjes befasuese në Camp Nou nga Alaves në skuadër të xhiros së tretë në La Liga, Barcelona do të tentojë t’iu rikthehet fitoreve.

Katalunasit të shtunën do të ballafaqohen me skuadrën e promovuar në La Liga, Leganes. Por, ktalaunsait do të jenë me tri mungesa për këtë sfidë.

Mesfushori Sergio Busquets dhe dy mbrojtësit, Digne dhe Aleix Vidal, do të mungojnë për sfidën e së shtunës. Barcelona nuk ka treguar arsyet se pse lojtarët në fjalë nuk janë ftuar. /Express/

Image