Gjakova i pafat, mbetet pa medalje evropiane

Sport September 16, 2016 - 19:26

Xhudisti Akil Gjakova (73 kg), anëtar i kombëtares së Kosovës, tregoi paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian për juniorë, që u mbajt në Malaga të Spanjës.  Ai ishte i pafat, pasi që në luftë për medaljen e bronztë pësoi pas 4 minutave nga slloveni, Martin Hojak.

Gjakova pa luftë kaloi rrethin e parë, pasi që nuk u përballë me garuesin nga Sllovakia, Martin Becik. Më pas Gjakova qe më i mirë se portugezi, Miguel Alves, duke e mposhtur për 4 minuta, ndërsa në çerekfinale qe më i shkathët se austriaku Christopher Wagner.

Në gjysmëfinale Gjakova hasi në rival shumë të fortë, Hidayat Heydarov dhe pësoi për 2 minuta e 32 sekonda.