Ja çfarë thotë Nuri Seferi për meçin me Firal Arslan

Sport September 16, 2016 - 23:27

Nuri Seferi ka thënë se është përgatitur maksimalisht për meçin me Firal Arslan

Boksieri shqiptar Nuri Seferi, do të ndeshet me Firat Arslan, ishe kampion bote edhe sfidues i kampionëve të mëdhenj të botës.

Seferi ka thënë se është i përgatitur maksimalisht për meçin që do të zhvillohet të shtunën në Goppingen të Gjermanisë, përcjell Gazeta Express.

“Jam i përgatitur maksimalisht për këtë meç. Besoj se jam në formën e duhur dhe do t’ia dal në këtë ndeshje. Kundërshtari është 45 vjeç? Nuk ka aspak rëndësi kjo në boks. Nëse je mirë i përgatitur fizikisht s’ka rëndësi mosha”, tha Seferi.

“Pikat e forta të tij janë kokëfortësia, fiziku, qëndrueshmërinë e shumë gjëra. Megjithatë unë jam përgatitur për gjithçka pasi do të jetë një sfidë e vështirë. Do të tentoj t’i shfrytëzojë gjitha aftësitë e mia që në fund të jem fituesi”, shtoi ai. /Express/