Luan Krasniqi sqaron gjithçka rreth mbështetjes që ia dha boksierit Firat Arslan

Sport September 18, 2016 - 20:50

Ish-boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi, e ka bërë një postim në grupin e tij në Facebook, ku ka sqaruar gjithçka rreth mbështetjes së tij për boksierin turko/gjerman, Firat Arslan në duel me Nuri Seferin.

Ky është postimi i boksierit junikas, i cili u kontestuar në orët e fundit për këtë veprim.

“Miq të mi, mbrëmë patëm rastin të shohim një meç interesant në mes të Nuri Seferit dhe Firat Arsllan, ku u dëshmua një boks cilsor që i fascinoi publikun e shumtë pranë ringut dhe para ekraneve televizive. Për fat të keq, në media, e sidomos në rrjetet sociale, më shumë dhe në forma të ndryshme u komentua përkrahja ime ndaj shokut tim të ngushtë Firatit, i cili në të gjitha vitet e boksimit tim, më ishte afër, më mbështeti në të gjitha format, në ushtrime, në meçe, në kohën e lirë dhe ai, në këtë mënyrë u bë pjesë e sukseseve të mia. Në veçanti, më dha mbështetje të fuçishme në meçin kundër Samil Sam, boksierit me prejardhje turke, ku ngadhnjeva sukseshëm dhe në qindra raste si ky, për çka Firatit, i jam mirënjohës. Duke e respektuar maksimalisht boksierin e spikatur Nuri Seferin dhe vlerat e tij sportive, në këtë mbrëmje, kam konsideruar se duhet të triumfon më i miri. Fati sportiv deshi që fitues të shpallet Firati dhe, konsideroj se sporti, duhet të shihet si i tillë, me të drejtën

e secilit simpatizues që ta mbështes adhuruesin e tij. Do të më gëzonte, padyshim, si shumë herë deri më tash, edhe fitorja e Nuriut, ndaj, keqinterpretimet e qëndrimit tim në meçin e mbrëmshëm, nuk përkojnë me frymën sportive. Që të dy boksierëve u dëshiroj suksese në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm sportiv dhe sportdashësve u uroj çaste të këndshme në të gjitha llojet e sporteve”. /Zëri/