Reali rimerr kreun në La Liga, mposhti Espanyolin (Video)

Sport September 18, 2016 - 22:37

Real Madridi ka mposhtur 2:0 si mysafirë Espanyolin

Real Madridi i Zinedine Zidane ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Në xhiron e katërt, ‘Los Blancos’ mposhtën Espanyolin me rezultat të pastër 2:0.

Golat për ekipin e Zizu i shënuan James Rodriguez në fund të pjesës së parë dhe Karim Benzema në minutën e 71’të, për ta rrëmbyer kështu kreun e tabelës me tre pikë më shumë se Barcelona. /Express/