Boksieri shqiptar me flamur të Kosovës në Beograd!

Sport September 19, 2016 - 19:50

Boksieri nga Kosova, Petrit Mazrekaj, që jeton e vepron në Austri, tha se me 2 tetor do të boksojë në Beograd.   

Mazrekaj njihet si boksieri që disa herë ka rrahur boksierët serb dhe tani po bëhet gati që të jetë i gatshëm për sfidën e fillim tetorit.

“Jam duke u përgatitur që të bëj meçin e parë për Kosovën. Me flamur të Kosovës do të udhëtojë për në Beograd, kur do të luftojë kundër një serbit që shumë shpejt do të bëhet i ditur emri i tij. Nëse e fitoi meçin iu premtoj se do ta ngriti lart flamurin e Kosovës”, ka thënë Mazrekaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.