Barcelona e Atletico nuk shfrytëzojnë gabimin e Realit, ndajnë pikët

Sport September 21, 2016 - 23:56

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë barazuar me rezultat 1:1

Barcelona nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 1:1 me Atletico Madridin, në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.

Të parët në epërsi kaluan vendësit, me golin e shënuar nga Ivan Rakitic në minutën e 41’të.

Në pjesën e dytë Atletico Madrid u kthye në lojë me golin e shënuar nga argjentinasi Correa, i cili shënoi golin përfundimtar të këtij takimi.