Azdren Llullaku i pandalshëm, 7 gola në 9 ndeshje (VIDEO)

Sport September 22, 2016 - 19:51

Azdren Llullaku po i kalon momentet më të mira të karrierës. Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer me skuadrën e tij, Gas Metan Medias, me të cilën sonte e shënoi golin e shtatë në nëntë ndeshje.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi në ndeshje me Poli Timisoara, duke realizuar me kokë në minutën e 71-të, ëpr t’ia siguruar një pikë ekipit të tij, i cili e kishte parë veten në disavantazh në minutën e 30-të pasi kundërshtarët kishin shënuar me Popovic.

Gas Metan ka realizuar 10 gola në këtë sezon dhe 7 prej tyre, pra shumicën, i ka realizuar futbollisti ofanziv kosovar, shkruan Zëri.

Sezoni më i mirë personal për Llullakun në Rumani ka qenë ai 2014-2015, kur realizoi 8 gola në 30 ndeshje, “rekord” të cilin mund ta arrijë që në ndeshjen e të hënës, kur klubi i tij të përballet me CFR Kluj. /Zëri/