Futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës e zuri gjumi dhe nuk shkoi në stërvitje

Sport September 22, 2016 - 20:37

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur futbollistit kosovar, Hekuran Kryeziu, shkruan Zëri.

Përfaqësuesi i Kosovës është vonuar në stërvitje dhe trajneri Markus Babbel e ka dërguar atë në tribunë.

23 vjeçari e ka vazhduar gjumin dhe është paraqitur në stërvitje në orën 10:25, ndërsa stërvitja ka filluar në ora 10:00.

“Ai nuk është paraqitur me kohë në stërvitje. Prandaj, kemi marrë vendim që të shkojë në disiplinor”, ka thënë trajneri, përcjellë Zëri.

Kryeziu është dërguar në ekipin U-21, duke munguar kështu për ndeshjen e fundjavës ndaj Sionit.

“Më vjen keq. Natyrisht, nuk është diçka e mirë, por isha duke fjetur. Unë kam shkuar tek trajneri menjëherë”, ka thënë Kryeziu, i cili ka luajtur titullar për Kosovën në ndeshje me Finlandën. /Zëri/

Image