Çka e lidhë Majlinda Kelmendin me Kroacinë? (VIDEO)

Sport September 22, 2016 - 20:47

Majlinda Kelmendi ka treguar se ndien një afërsi me Kroacinë, prej nga nisi gjithçka në karrierën e saj. Ajo kujton turneun e parë zyrtar në të cilin mori pjesë, gati 10 vjet më parë, ku lindi kampionia e madhe, raporton Zëri.

“Kompeticioni im i parë zyrtar ishte këtu në Zagreb në vitin 2007. Dhe, njerëzit kanë dëgjuar këtu për herë të parë për mua dhe ata e kanë parë kapacitetin tim, pasi jam munduar ta tregoj veten. Ne me kroatët jemi miq, e mbështesim njëri-tjetrin. Prandaj, e ndiej njëfarë afërsie me kroatët”, ka thënë Kelmendi për mediat kroate.

Gazetarët kroatë ia kanë bërë me dije se gjatë Olimpiadës kishte shumë fansa kroatë, të cilët i ka gëzuar me medaljen e artë olimpike, përcjellë Zëri.

“Nuk e dija, por kam dëgjuar sot që kisha tifozë kroatë gjatë periudhës sa isha në Olimpiadë. Ndihem mirë për këtë. Mezi pres të takohem me fëmijët kroatë”, ka përfunduar Majlinda. /Zëri/