Krenare me suksesin në Rio, Kosova e realizoi një ëndërr (VIDEO)

Sport September 22, 2016 - 20:49

Majlinda Kelmendi po qëndron në Kroaci, ku në fundjavë zhvillohet turneu “Judo Grand-Prix Zagreb 2016”, raporton Zëri.

Xhudistja kosovare e ka dhënë një intervistë për mediat kroate, së cilave ua ka shpalosur atë që ndjeu kur e fitoi medaljen e artë dhe për mburrjen që e ndien, pasi e bëri krenarë të gjithë vendin e saj.

“Ishte hera e parë që Kosova ishte pjesë e Lojërave Olimpike dhe ishte një moment historik, jo vetëm për mua, jo vetëm për sportin, por për tërë Kosovën si vend. Njerëzit, posaçërisht fëmijët e vendit tim, më shohin si heroinë, kështu që jam ndier mjaft mirë kur jam kthyer në shtëpi me këtë medalje të artë, sepse nuk u realizua një ëndërr vetëm për mua, por për të gjithë fëmijët dhe për të gjitha gjeneratat në Kosovë”, ka thënë fillimisht kampionia olimpike, botërore dhe evropiane, përcjellë Zëri.

“Kështu që, unë u ndjeva mjaft e bekuar që e fitova këtë medalje dhe i bëra të lumtur njerëzit e mi, fëmijët atje dhe të gjithë në vendin tim”, ka shtuar Majlinda. /Zëri/