Mourinho i frikësohet Leicesterit

Sport September 23, 2016 - 20:00

Jose Mourinho mendon se leicesteri mund t’i shkaktojë probleme skuadrës së tij të shtunën, kur të përballen në ‘Old Trafford’

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i frikësohet Leicester Cityt. Ai ka thënë se skuadra e Claudio Ranierit është e vështirë për t’u kontrolluar, edhe përkundër se lehtë mund ta kuptosh lojën e tyre.

“Ata fituan titullin sepse ishin të mirë dhe edhe më tej vazhdojnë të jenë të mirë”, tha fillimisht Mou.

“Mendoj se janë ekip i lehtë për t’u analizuar pasi luajnë më shumë në mbrojtje dhe sulmojnë me kundërsulme, por është e vështirë për tu përballur me ta. Lehtë për t’i kuptuar, vështirë për të luajtur”, shtoi portugezi. /Express/