Shaqiri: Kjo është liga më e fortë në botë

Sport September 23, 2016 - 23:19

Xherdan Shaqiri mendon se Premierliga është më e forta në botë

Anësori shqiptar i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri, nuk ka dyshime sa i përket ligës më të fortë në botë. Ai ka thënë se Premierliga është liga më e fortë në botë dhe se për këtë arsye vendosi të transferohej në Angli, përcjell Gazeta Express.

“Jam duke shijuar kohën time në Premierligë. Më pëlqen futbolli këtu, më pëlqejnë njerëzit që jetojnë për futbollin dhe bëjnë gjithçka për futbollin. Premierliga është liga më e fortë në botë dhe për këtë gjendem këtu”, tha Shaqiri për 'Soccer AM'.

“Dua ta ndihmojë ekipin që të rritet. Jam me të vërtetë i lumtur këtu. Stoke City është si familje për mua”, shtoi Shaqiri. /Express/