Kuka: Xhudistët kosovarë morën pikë të rëndësishme për LO ‘Tokio 2020’ (Foto)

Sport September 24, 2016 - 21:42

Ekipi i kosovar i xhudos ka marr pikë të rëndësishme drejt arritjes së normës olimpike, kështu ka thënë trajneri i mirënjohur Driton Kuka.

Kuka bën të ditur se Distria Krasniqi, që mori të argjendtën në ‘Grand Prix Zagreb’ në kategorinë 52 kg ka marr 180 pikë, kurse Fjolla Kelmendi me medaljen e bronztë ka marr 120 pikë.

Në Zagreb garoi edhe Akil Gjakova, i cili doli i pesti në kategorinë 73 kg ka marr 80 pikë.

“Ekipi ynë mbeti me dy medalje, Disi e argjendtë kategoria 52 kg 180 pikë. Fjolla e bronztë kategoria 48 kg 120 pikë. Akili i 5 kategoria 73 kg 80 pikë. Pikët janë për ranglistën botërore, nismë e mbarë e ekipit drejt Ranglistës Botërore dhe Lojërave Olimpike Tokyo 2020”, ka shkruar Kuka.

Ai ka thënë se kampionia olimpike Majlinda Kelmendi ishte atraksion i garës, e sidomos i fëmijëve, me të cilët kishte takim e lojëra, si dhe shumë foto e autografe.

Image
Image
Image