Las Palmas trondit Real Madridin (Video)

Sport September 24, 2016 - 22:51

Pas barazimit me Villarrealin në ‘Santiago Bernabeu’, ekipi i Zinedine Zidane ka barazuar sërish. Kësaj radhe është ndalur me një barazim 2:2 si mysafirë i Las Palmas, përcjell Gazeta Express.

Real Madridi i Zinedine Zidane ka regjistruar barazimin e dytë me radhë në La Liga. Pas barazimit me Villarrealin të mërkurën mbrëma, ‘Los Blancos’ janë ndalur edhe nga Las Palmas, skuadra surprizë për këtë sezon.

‘Los Blancos’ dy herë kaluar në epërsi gjatë ndeshjes, por nuk arritën të ruajnë avantazhin duke ndarë kështu pikët në ndeshjen që përfundoi baras 2:2.

Golat për realin i shënuan Asensio dhe Benzema, derisa për Las Palmas realizuan Tana dhe Sergio Ezequiel Araujo.

Pavarësisht këtij barazimi, Reali vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 14 pikë të grumbulluara, një më shumë se Barcelona. /Express/