Berisha shënon në barazimin e Anzhit

Sport September 25, 2016 - 21:26

Kjo fundjavë ishte mjaft e pasur për futbollistët kosovarë. Bernard Berisha ka shënuar gol në barazimin 2:2 të Anzhi Makhachkalas ndaj Zenit St. Petersburg, në futbollin elitar rus.

Përfaqësuesi kosovar ka shënuar në minutën e 28-të nga penalltia, ndërsa është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 87-të të ndeshjes, shkruan Zëri.

Futbollistët kosovarë po tregohen në formë, pak ditë para ndeshjes me Kroacinë dhe asaj me Ukrainën, në kualifikimet për Botërorin e Rusisë. /Zëri/