Zbardhet e vërteta e ndarjes së FC Prishtinës me Munishin

Sport September 25, 2016 - 23:28

Zbardhët e vërteta e ndarjes së FC Prishtinës me trajnerin Kushtrim Mushin.

Derisa ky i fundit tash e disa ditë është ankuar se klubi nuk i ishte ofruar kontratë, vetë FC Prishtina thotë se Kushtrim Munishi nuk kishte merituar kontratë profesionale nga klubi më i madh i Kosovës, i cili në edicionin e ardhshëm pritet të garoj në gata Evropiane.

FC Prishtina thekson se Munishi, njëkohësisht me postin e trajnerit po punonte edhe në një shkollë private të futbollit të atillë çfare janë hapur me dhjetëra apo qindra në tërë Kosovën.

Këtë bardhekaltrit e kanë vërtetuar duke u bazuar në faqen zyrtare të asaj shkolle të futbollit në “Facebook”, ku figorun edhe emri i Munishit si trajner.

Madje bardhekaltri thonë se i kanë dhënë mundësi Munishit disa javë që të largohet nga ajo shkollë dhe të nënshkruar kontratën profesionale me FC Prishtinën.

 Por ky i fundit sipas prishtinasve nuk është larguar nga shkolla dhe kjo ka sjell ndarjen mes tyre.

Madje, drejtuesit e klubit janë njoftuar se edhe nga shkolla e FC Prishtinës ishim ftuar fëmijët në po atë shkollë private.

"Këtu kishte konflikt të madh të interesit", thonë bardhekaltrit.

Për më tepër FC Prishtina ka bërë me dije se asnjë trajneri më nuk do ti ofrohet kontratë profesionale dhe punësim në këtë klub nëse ai nuk do të jetë i përkushtuar 100 për qind vetëm në FC Prishtinë. "S'ka më dy orë punë për trajnerin, por tetë orë".

Sipas prishtinasve njëjtë veprojnë të gjitha klubet serioze në Evropë dhe botë.

Image
Image
Image