Sulmohen zyrat e Sigal Prishtinës (FOTO)

Sport September 26, 2016 - 21:20

Klubi më i madh kosovar i basketbollit, Sigal Prishtina ka marrë një lajm të keq.

Muralet e reja të vendosura janë demoluar nga persona të panjohur.

Ende nuk dihet se kush ka mundur ta bëjë një akt të tillë.

Gazetaolle.com ka siguruar foto nga korridoret e klubit.

Këto pamje janë bërë para pak çastesh në korridoret e KB Prishtinës ku janë shqyer muralet e reja te vendosura para 3 ditëve ne vazhdën e përgatitjeve te KB Prishtinës për edicionin 2016/2017.

Ndryshe, KB Prishtina dhe tifozët ‘Plisa’ nuk janë duke gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket transferimit të Drilon Hajrizit dhe dyshohet se tifozët po i kundërvihen klubit ne ketë mënyre. Se sa është e vërtete kjo mbetet te shihet ne ditët ne vazhdim. /GazetaOlle/

Image
Image