Taulanti: Shpresoj që një ditë të luaj në një ekip me Granitin

Sport September 27, 2016 - 20:49

Taulant Xhaka do të përballet nesër mbrëma me vëllain e tij, Granitin, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Arsenalit dhe Baselit, shkruan Zëri.

Vëllezërit nga Kosova kishin luajtur kundër njëri-tjetrit edhe gjatë verës, në ndeshjen Shqipëri – Zvicër, në Evropianin e Francës.

Mirëpo, vëllai më i madh, i cili luan në Basel, shpreson që një ditë të luajë prapë së bashku me Granitin, i cili aktualisht luan në Arsenal, njëjtë siç kishin bërë kur ishin më të rinj, kur luanin bashkë në Basel.

“Sa i përket ndeshjes së nesërme, shpresoj që unë do të fitoj dhe ai të jetë në formë të mirë”, ka thënë fillimisht 25 vjeçari për “Telegraph”, përcjellë Zëri.

“Natyrisht, është dëshirë e imja që një ditë të luajmë së bashku”, ka përfunduar Taulant Xhaka. /Zëri/