Dortmund dhe Real ndajnë pikët (Video)

Sport September 27, 2016 - 22:57

Borussia Dortmund dhe Real Madrid kanë barazuar 2:2 në kuadër të Ligës së Kampionëve

Borussia Dortmund dhe Real Madrid kanë barazuar 2:2 në kuadër të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid shënoi e para me golin e Ronaldos,por deri në fund të pjesës së parë rezultatin në 1:1 e barazoi Aubameyang.

Në pjesën e dytë ishte sërish Reali që shënoi golin e dytë me anë të Varane, por pak minuta para fundit Schurrle e barazoi rezultatin në 2:2.

Pas këtij barazimi të dy këto skuadra ndajnë dy pozitat e para me nga 4 pikë. /Express/