Prandelli, trajner i ri i Valencias

Sport September 29, 2016 - 11:00

Cesare Prandelli do të emërohet trajner i ri i Valencias, raportojnë mediat italiane.

Prandelli pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin nga La Liga. Ish selektori i Italisë ka zhvilluar negociata me drejtorin sportiv Jesus Garcia Pitarch dhe pronarin e Valencias, Peter Lim, që e kanë mbështetur në detyrën për ta nxjerr ekipin nga kriza, përcjell "Zëri.info".

Valencia shkarkoi Pako Ayesteranin në fillim të këtij sezoni pas katër humbjeve të njëpasnjëshme por ka fituar në dy duelet e fundit nën drejtim të Voros.

Prandelli, i cili së fundmi ka qenë i angazhuar tek skuadra turke, Galatasaray, pritet të fillojë punën me futbollistët e Valencias të hënën.

“Më uroni fat në aventurën time të re? Ju faleminderit. Por, ende nuk mund të flas për shkak të respektit ndaj klubit”, deklaroi Prandelli për “Tuttosport”.