Zyrtare: Pranohet Kosova (FOTO)

Sport October 05, 2016 - 20:43
Në kongresin e FIVB-së që po mbahet në Buenos Aires të Argjentinës, Federata ndërkombëtare e volejbollit (FIVB), ka marrë vendim për t'a njohur formalisht Federatën e Volejbollit të Kosovës me të drejta të plota.

FVK, që ishte si anëtare e aspcuar, pa të drejtë vote deri tash, nga 5 Tetori 2016, ështê anëtare me të drejta të njëjta me anëtarët tjerë të FIVB-së, shkruan “SportPlus”.

Në Kongresin e zhvilluar në Buenos Aires, Kosova është përfaqësuar nga kryetari i FVK-se Abedin Ibrahimi, nënkryetari Hysni Prelvukaj dhe sekretari i përgjithshëm Blerim Gërguri.

 

Image