'Federata e Futbollit të Shqipërisë e pakënaqur me pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA'

Sport October 05, 2016 - 21:27

Nesër kur pritet përfaqësuesja e Kosovës të luaj si vendase me përfaqësuesen e Kroacisë, në vend po diskutohet se për kënd duhet të jenë kosovarët, për Kosovën apo për Shqipërinë?

Në të njëjtën kohë, nesër do të luaj edhe kombëtarja e Shqipërisë, rreth kësaj çështje është diskutuar edhe në studion e Zonës së Debatit me analistët Petrit Zogaj dhe Astrit Gashin.

“Gjithqysh jam për Kosovën. Sigurisht tash futbolli i mbledh më shumë se politika. Besoj se djemtë që ishin në Finlandë treguan potencial të lartë”, ka thënë Zogaj.

“Nëse janë Kosova me Shqipërinë, atëherë je me Kosovën, nëse Shqipëria është me dikë tjetër jemi me Shqipërinë”.

“Në raport me Kroacinë dhe Bosnjën nëse ato do të luanin me një kombëtare afrikane, do të ishim me këto nga Ballkani”.

“Pra fillimisht Kosova, më pas Shqipëria dhe të tjerat që vijnë pas”.

“Vetëvendosje e ka atë që është mirë të përparojë Kosova, por më i mirë është bashkimi me Shqipërinë”.

“Instancë të fundit besoj që secili brenda Vetëvendosjes, të enjten është pro Kosovës.”

“Nuk besoj se ata do të donin që Kosova të mos fitonte.”

Ndërsa Gashi ka diskutuar nga një kënd tjetër.

“Kam përshtypjen se debati nuk ka rrjedh rastësisht. Federata e Futbollit të Shqipërisë ka qenë e pakënaqur me pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA dhe arsyet i kanë totalisht komerciale”.

“Ata besojnë se lojtarë nga kombëtarja do të largohen për Kosovën. Kurse edhe opinionistët në Shqipëri gjenin vrima në raport me Përfaqësuesen e Kosovës”.

“Unë e përkrah Kosovën me këdo që luan, dhe Shqipërinë me dikë tjetër, por jo para Kosovës”.

“Besoj se këtë mesazh ta merr edhe Visar Ymeri dhe besimtarët e tij në Facebook”.

“Ndoshta ata nuk kanë televizor, nuk shohin futboll ose kanë vetëm një kanal televiziv”.