Barazon Prishtina, 89-shi lideri i ri i Superligës

Sport October 12, 2016 - 16:53

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim në Drenicë, në fushën e përbaltur, pasi ndeshje përfundoi baras, 0:0, përkundër faktit se të dyja skuadrat patën raste, shkruan Zëri.

Ndërkohë, Trepça ’89 e ka mposhtur Hajvalinë 1:0 dhe e ka marrë lidershipin në tabelë falë golit të John John, të shënuar në pjesën e dytë.

Trepikëshit iu gëzua edhe Besa, e cila e mundi Lirinë 2:0 falë golave të Leart Eminit dhe Fatih Karahodës.

Llapi e mundi Gjilanin 1:0 me golin e Florim Bërbatovcit, kurse dueli në mes Ferizajt dhe Trepçës përfundoi baras, 2:2. /Zëri/