Prishtina e nis me humbje

Sport October 12, 2016 - 18:41

Sigal Prishtina e ka nisur me humbje sezonin e ri në Ligën Ballkanike, shkruan Zeri.info.

Bardhekaltrit janë mposhtur sonte në Bullgari nga BC Beroe me rezultat 86:71.

Vendësit kanë qenë më të mirë në të tre çerekët e parë, 22:20, 27:18 e 23:19, ndërsa periudha e katërt është mbyllur baras, 14:14, për ta regjistruar fitoren e parë sezonale.

Bojan Trajkovski ka qenë lojtari më i dalluar tek prishtinasit me 22 pikë, kurse Jabari Hinds i ka shtuar 11.

Nga ana tjetë, më i dalluari tek vendësit ishte Shane Gibron me 23 pikë. /Zëri/