Mposhtet Feniksi

Sport October 12, 2016 - 19:22

Feniksi është mposhtur nga ekipi Araz Naxçivan me rezultat 1:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të rrethit të dytë të fazës së grupeve në UEFA Futsal Cup, shkruan Zeri.info.

Golin e fitores për skuadrën mysafire e ka realizuar Baghirov, në minutën 10:24. Kjo ishte humbja e parë për Feniksin në garat evropiane, ku debutoi këtë edicion, raporton Zëri.

Feniksi e kishte mposhtur mbrëmë ekipin Zhelezarec me rezultat të thellë, 5:0, ndërsa lojën e tretë dhe të fundit për këtë fazë do të zhvillojë të premten ndaj ekipit Tbilisi State University, duke filluar nga ora 13:00. /Zëri/