Lojtari i muajit

Sport November 02, 2016 - 19:49

Eden Hazard është shpallur futbollisti më i mirë i muajit, duke e marrë çmimin “PFA’s Premier League Player of the Month”, për muajin tetor.

Mesfushori belg pati paraqitje mbresëlënëse me Chelsean nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, duke e ngritur ekipin nga “Stamford Bridge” në pozitën e katërt të Premierligës, prandaj me meritë e fitoi këtë çmim prestigjioz.

“Plejmekeri” belg ka realizuar tre gola dhe ka asistuar një herë në katër ndeshje gjatë tetorit, duke e konfirmuar formën e mirë nëpër të cilën po kalon.

Sezonin e kaluar ai kishte paraqitje dëshpëruese me Jose Mourinhon, ndërsa me ndeshjen ndaj Southamptonit të dielën arriti në kuotën e pesë golave këtë edicion. Hazard mori 27,262 vota, të cilat u realizuan nga “Sky Sports”. /Zëri/