Messi, 'vrasës' i anglezëve

Sport November 02, 2016 - 19:50

Lionel Messi e ka shënuar golin e vetëm të Barcelonës të martën mbrëma ndaj Manchester Cityt, duke e vazhduar rekordin e jashtëzakonshëm ndaj skuadrave angleze, shkruan Zeri.info.

Përfaqësuesi argjentinas e shfrytëzoi një kundërsulm ndaj ekipit të Pep Guardiolas, duke e konkretizuar me gol një pasim mjaft të mirë që e mori nga Neymar.

Goli i shënuar në “Etihad Stadium” ishte i 16-ti në 14 ndeshje për yllin argjentinas ndaj skuadrave angleze, derisa ai shënoi përsëri ndaj ish-trajnerit të tij.

29 vjeçari kishte realizuar tre gola ndaj Cityt në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në mes të këtyre dy ekipeve, e cila ishte zhvilluar më 19 tetor, kur Barça fitonte 4:0 në “Camp Nou”.

Messi tashmë njihet si “vrasës” i portave të skuadrave angleze, pasi më parë njëjtë e kishin pësuar edhe Arsenali dhe Manchester United. /Zëri/