Milani e do dyshen Zaza-Verratti

Sport November 02, 2016 - 19:52

Milani duket më i vendosur se kurrë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, shkruan Zeri.info.

“Rossoneri” i kanë bërë planet për afatin kalimtar të janarit. Investitorët kinezë e kanë dhënë dritën e gjelbër dhe kryesia e klubit po punon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë pas dy muajsh.

Sipas të së përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, objektivi kryesor mbetet Marco Verratti, të cilit gjiganti italian po mendon t’ia shtojë edhe Simone Zazan, për ta bërë një dyshe të frikshme në sulm, përpos dyshes tjetër aktuale Bacca-Niang.

Ndërkohë, Milani do t’i largonte me gjasë dy sulmuesit tjerë, Luiz Adriano e Lapadula. Gjithashtu, “Rossoneri” janë në kërkim të Badelj, të cilin e pëlqen shumë trajneri Vincenco Montella.

Skuadra Kuq e Zi synon ta mbyllë sezonin në Top 3 këtë edicion. /Zëri/