Nacho 'kërcënon' Realin

Sport November 02, 2016 - 19:53

Nacho Fernandez kërkon më shumë hapësira. Mbrojtësi i Real Madridit ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Legia Varsava, duke u shprehur i zhgënjyer me rolin e tij si “rezervisti i parë” në ekipin e Zinedine Zidane.

Mbrojtësi spanjoll shpreson të ketë më shumë hapësira në të ardhmen, pasi në të kundërtën, mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Nuk dua të futem në çështjen se është apo jo e drejtë. Në fillim të sezonit, nuk kam kërkuar që t’i kem 60 paraqitje. Por, flas dhe merrem me objektivat që mund të jenë të arritshëm. Gjithashtu, dua të them se nuk mund të vazhdoj kështu, nuk mund të qëndroj tërë jetën duke luajtur nga 15 ndeshje në sezon. Po punoj që ta arrij shifrën e 60 ndeshjeve në sezon”, ka thënë Nacho, i cili ka konkurrencë të fortë: Ramos, Pepe e Varane. /Zëri/