Legia bën mrekullinë kundër Realit (Video)

Sport November 02, 2016 - 22:42

Legia ka arritur që të marrë një barazim 3:3 kundër Real Madridit

Skuadra polake ka arritur që nga 0:2 të barazojë rezultatin në 3:3 kundër Kampionëve të Evropës Real Madrid.

Reali e nisi shumë mirë ndeshjen duke shënuar dy gola me anë të Bale minuta e parë dhe Benzema 35.

Por, vendësit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin me golat e Ofoe dhe Radovic.

Vendësit kaluan në epërsi 3:2 me golin e Moulin, por Real Madrid barazoi rezultatin me golin e Mateo Kovacic.

Pas këtij barazimi, Real Madrid mbetet në vendin e dytë me 8 pikë, dy më pak se sa Borussia Dortmund në vendin e parë, që mposhti 1:0 Sportingun. /Express/


Half Time Goals HD Legia 1-2 Real Madrid - 02... by FootballLiveGoals
****************** by sportscope

 

Mateo Kovacic Goal HD - Legia Warszawa 3-3 Real... by Gol-Live