Formacioni i Man United pa Paul Pogban (Foto)

Sport November 04, 2016 - 19:41

Manchester Unitedi duhet patjetër të fitojë në vikend ndaj Swanseas

Manchester Unitedi i Jose Mourinhos, nuk po kalon nëpër një formë të mirë. Pas barazimit me Fenerbahçen në Europa League, ‘Djajtë e Kuq’ janë të detyruar që të rikthehen te fitoret, kjo edhe për shkak rezultateve të dobëta në Premierligë.

Unitedi gjendet në pozitën e tetë në renditje, ku pas 10 xhirove kanë katër fitore, tri humbje dhe tri barazime.

Të dielën, Unitedi do të përballet me Swansean ku ‘Djajtë e Kuq’ pritet të jenë pa Paul Pogban, i cili u lëndua ndaj Fenerbahçes.

Sipas Goal.com, ky mund të jetë formacionin i mundshëm i Unitedit për sfidën ndaj Swanseas:

Image